Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, thekson se sistemi shëndetësor ka fuqi dhe përvojë që të menaxhojë me sfidën më të madhe shëndetësore. Ai shton se punonjësit shëndetësor kanë treguar profesionalizëm dhe patriotizëm dhe për këtë meritojnë respekt.
“Gjatë vitit të kaluar dëshmuam dhe treguam se sistemi shëndetësor ka fuqi, dije dhe përvojë që të menaxhojë me sfidën më të madhe shëndetësore në historinë më të re. Punonjësit shëndetësorë që ishin në linjën e parë të luftës kundër virusit dëshmuan profesionalistet dhe patriotizëm dhe pikërisht për këtë meritojnë respekt”, tha Filipçe.
Filipçe tha se si Qeveri do të angazhohen maksimalisht që të sigurojnë vaksina për qytetarët, duke potencuar se blerja e vaksinave është sfidë botërore.