Shkup, 9 maj 2019 (MIA) – Prioritet kryesor i Ministrisë së Shëndetësisë është kujdesi për shëndetin e çdo gruaje. Në periudhën e kaluar, kemi zbatuar një sërë masash për avancimin e shëndetit të grave, tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipce gjatë fjalimit në panelin diskutues mbi shëndetin e grave, në kuadër të festivalit për kulturën feministe dhe aksionin e “Para por femër”, që u mbajt në Qendrën Kulturore për të Rinj .
Në bashkëpunim e UNFPA, potencoi, përfunduam një projekt të përbashkët, me buxhet prej 5,5 milionë denarë, të siguruara me pjesëmarrje të barabartë të Ministri së Shëndetësisë, Qeverinë dhe Agjencinë për akreditim.
“Janë realizuar trajnime dyjavore në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës dhe Spitalin Klinik në Tetovë për kujdes efektiv perinatal dhe vlerësim të shpejtë të lindjeve sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Me këto trajnime u vendos qasje e standardizuar në të gjitha spitalet e lindjes, personelit të trajnuar, ilaçeve dhe pajisjeve. Janë inkorporuar 15 protokolle obstetrike dhe neonatale për situatat më të shpeshta në periudhën perinatale dhe në vijim është distribuimi i e protokolleve në 22 vende të lindjes në vend”, tha Filipçe.
Gjithashtu shtoi se në periudhën e fundit janë hapur tri qendra për udhëzimin e viktimave të dhunës seksuale në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë, me donacione nga UNDP dhe UNFPA, si dhe në bashkëpunim me organizatën qytetare HERA. Potencon se qëllimi i këtyre qendrave është kryesisht mbrojtja e viktimave të dhunës në baza gjinore në një mënyrë që respekton dinjitetin dhe integritetin e viktimave.
Në të njëjtën kohë, ministri kujtoi se kushtet e Klinikës për Gjinekologji dhe Obstetrikë janë sjellë në një nivel ku vdekshmëria e foshnjave është zvogëluar për 30 për qind, e cila është pikërisht rezultati i të gjitha aktiviteteve të ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria.