Deri 50 për qind e fëmijëve të lindur në vitin 2017 nuk janë vaksinuar me vaksinën MRP. Përqindja e fëmijëve të vaksinuar edhe më tej bie edhe në vitin 2016 ka qenë 30 për qind. Kjo është një përqindje seriozisht e lartë e fëmijëve të pavaksinuar. Kategorikisht dhe me energji do të qëndrojmë në mendimin se fëmijët në kopshte dhe në shkolla duhet të pranohen të vaksinuar, sepse askush nuk ka të drejtë të rrezikojë shëndetin e fëmijëve të tjerë dhe të ndikojë ndaj të gjithë faktorëve që ndikojnë në shëndetin publik, sepse fëmijët janë ardhmëria jonë, kurse ne duam fëmijë të shëndoshë.
Këtë sot e tha ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, i cili tha se kjo përqindje e lartë e fëmijëve që nuk janë vaksinuar është rezultat i fushatave kundër vaksinimit.
“Në klasën e parë rreth 20 për qind e fëmijëve nuk janë vaksinuar, që gjithashtu na shqetëson seriozisht sepse vaksina e parë që merret në moshën më të vogël është ajo që formon imunitetin e vërtetë. Tashmë kemi ndërmarr masa dhe në kuadër të asaj se si është strukturuar sistemi, ju bëjmë apel të gjithë prindërve të fëmijëve të cilët nuk janë vaksinuar” theksoi Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas pres konferencës ku nënshkroi Memorandum për bashkëpunim me ambasadorin izraelit Dan Orian dhe me drejtorin e Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik Jovan Despotovski për përforcimin e sistemit shëndetësor.
Ministri Filipçe shtoi se grupi multisektorial me anëtar nga Ministria e Shëndetësisë, e Punës dhe Politikës Sociale dhe Ministria e Arsimit dje debatoi dhe do të vazhdoj të debatoj deri në fund të javës, për harmonizimin e të gjitha ligjeve dhe rregulloreve në lidhje me këtë çështje.