Shkup, 7 qershor – Ministria e Shëndetësisë ka parashikuar dhe filloi të zbatojë masa për parandalim të sëmundjeve malinje në nivel vjetor, me përkrahje të Qendrës për hulumtim në suaza të KE-së. Në fund të verës pritet mision i ekspertëve, ndërsa tashmë kanë filluar edhe përgatitjet për sjelljen e regjistrit për sëmundjet malinje, për popullatën dhe në kushte spitalore.
Këtë sot e deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, duke i’u përgjigjur pyetjes së gazetarëve, pas hapjes së simpoziumit profesional me temën “Anomalitë – sfida, dilema dhe trajtim”, në organizim të Shoqatës së mjekëve të Maqedonisë. Ai shfaqi shpresë se në vjeshtë do të kenë mjaft të dhëna që të ndërmarrin hapa konkrete.
Në pyetjen e gazetarëve për reagimet e VMRO-DPMNE-së opozitare dhe nga ish bashkëpunëtorët e tij për centralizim të laboratorive, Filipçe tha se dokumentacioni i tenderit tërësisht është harmonizuar me Ligjin për furnizime publike, që është konfirmuar nga disa komisione, nga komisioni profesional në suaza të Ministrisë së Shëndetësisë dhe nga Komisioni për Furnizime Publike.
“Presim përmirësim serioz të shërbimeve laboratorike në shtetin tonë. T’ua lehtësojmë qasjen pacientëve deri te disa analiza për të cilat deri tani është dashur të udhëtojnë jashtë vendit të tyre dhe kursime serioze në bazë të planifikimit të mirë dhe kontrollit në sasinë e reaktivave të cilat shpenzohen në të gjitha laboratoret”, tha Filipçe.
Ministria e Shëndetësisë deklaroi se ka terapi për të gjithë pacientët në të gjitha institucionet publike. “Ndoshta ka pasur ndonjë sasi të zvogëluar, por ajo është plotësuar ditëve të fundit”, tha Filipçe.