Shkup, 5 dhjetor – Sfidat e përditshme me të cilat personeli mjekësor përballet në kryerjen e detyrave të përditshme, sfidat lidhur me testimin, kontrollet dhe udhëzimin më tej të pacientëve të cilët janë pozitivë me koronavirusin ose janë suspektë, janë temat në të cilat ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka biseduar me drejtorët e Shtëpisë së Shëndetit në Shtip dhe Qendrën për Shëndet Publik.
“Duke e pasur parasysh se Shtëpia e Shëndetit në Shtip është shtëpia më e madhe shëndetësore dhe njësia më e madhe për ndihmë mjekësore emergjente në rajon, presioni dhe intensiteti i punës është me të vërtetë i madh. Këtu ka sasi të mjaftueshme të testeve të shpejta, afro 100 testime bëhen në ditë në pajtim e indikacionin me teknikën PCR ose me testet e shpejta. Ekziston sistem i shkëlqyer i koordinimit dhe në dy turne punojnë kolegët e Shtëpisë së Shëndetit dhe Qendrës për Shëndet Publik, praktikisht me kombinimin e resurseve njerëzore, mjekët dhe inferemieret u dilet në ndihmë nevojave të qytetarëve”, tha Filipçe.
Në pjesën e ndihmës mjekësore emergjente, theksoi se kapacitetet janë rritur dukshëm në dy vitet e kaluara dhe se mbi 20 mjekë dhe infermiere janë punësuar.
Filipçe informoi se me drejtoreshën e Shtëpisë së Shëndetit kanë dakorduar aktivitete për periudhën e ardhshme ndërsa ato janë rinovimi i korridoreve dhe tualteve, që duhet të fillojë pas dy javës.
“Edhe një automjet i ndihmës së shpejtë i cili do të arrijë në fund të këtij muaji në Shtëpinë e Shëndetit në Shtip dhe pajisje speciale e veçantë që është donacion nga fondacioni amerikan, pajisje për automjete të ndihmës mjekësore emergjente. Në pjesën e imunizimit, pikat e vaksinimit do të jenë pjesë të cilat janë pjesë e projektit të Bankës Botërore, do të fillohet me rinovimin e plotë jo vetëm këtu, por edhe në territorin e mbarë shtetit në fillim të vitit të ardhshëm”, tha Filipçe gjatë vizitës së sotme në Qendrën për Shëndet Publik dhe Shtëpinë e Shëndetit në Shtip.