Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka deklaruar se Maqedonia e Veriut ka pasqyrë më të mirë epidemiologjike se disa vende të rajonit dhe se për këtë shkak duhet mbrojtur qytetarët e vendit. Për këtë shkak edhe Komisioni për sëmundje infektive ka propozuar që shtetasit e Kosovës, Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës të kenë test PCR në mënyrë që të mund të hyjnë në shtetin tonë.
“Sipas informacioneve që kanë arritur në fund të javës së kaluar dhe gjatë fundjavës janë që numri është me të vërtetë i madh por edhe për qindja nga numri i përgjithshëm i testimeve është gjithashtu shumë më i madh nga mesatarja jonë prej 10 deri në 15%. Ne duhet të mbrohemi, kjo është masë e duhur, duhet të mbrojmë qytetarët tanë. Mendoj se kemi pasqyrë më stabile të gjendjes epidemiologjike. Analizat e fundit kanë treguar se faktori R0 i transmetimit të virusit ka rënë nën 0,9 si dhe kurba po bie vazhdimisht. Duhet të mbrohemi nga, do të them rastet importuese, pacientë bartës të virusit”, ka bërë të ditur Filipçe.