Shkup, 7 qershor – Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe rreth propozimit të Komisionit për Sëmundje Infektive sot Shtabit të Krizës i ka propozuar që ora policore dhe masat të mbeten në fuqi deri më 15 qershor në të gjithë territorin e shtetit.
“Filipçe shpjegoi se ky propozim i Komisionit është për shkak të kësaj si do të kufizohej grupi shtesë në orët e vona”, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Gjendja epidemiologjike në shtet, potencojnë nga MSH-jaë është e qëndrueshme, numri i rasteve aktive po ulet, ndërsa në mënyrë drastike është ulur edhe numri i të shtruarve në spital në qendrat për kovid në territorin e të gjithë shtetit. “Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile për herë të parë nga fillimi i pandemisë, mjekët shqyrtojnë pacientë edhe nga kontrollojnë pacientë edhe nga patologji të tjera infektive. Sipas analizës së fundit epidemiologjike, nuk ka paralajmërim se periudha e ardhshme do të ketë rritje me raste të të infektuarve, si dhe rritjen e numrit të të shtruarve në spitale”, qëndron në kumtesë.