Shkup, 26 prill – Numri i të sapoinfektuarve nga Kovid-19 po zvogëlohet. Trendi është definitivisht i tillë, lakorja epidemiologjike është në rënie. Sot ka më pak se 100 raste të sapodiagnostikuara. E tërë kjo po ndjehet edhe në spitale mbarë shtetin, ku ishin kapacitetet e mbushura. Tani numri i pacientëve të çrregistruar është më i madh se i atyre të pranuar, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Ai potencoi se po zvogëlohet presioni ndaj spitaleve në brendinë e shtetit me transferimin e pacientëve në institucionet shëndetësore publike të Shkupit dhe sistemit të koordinimit mes klinikave.
“Nëse kemi pasur numrin më të madh prej rreth 200 pranimeve në fillim të prillit, gjatë 24 orëve të fundit, numri është 69. Krahasuar me numrin më të madh të të hospitalizuarve – 1789, tani ai numër është rreth 1400. Do të thotë se po zvogëlohet edhe numri i pacientëve