Filipçe: Nuk presim fluks më të madh të pacientëve për pranim në spital

71

Shkup, 13 korrik – Trendet ende janë në drejtim të përqindjes pothuajse të njëjtë të të infektuarve të rinj nga numri i përgjithshëm të testeve dhe përqindje të njëjtë të pacientëve të hospitalizuar nga numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve të rinj. Kapaciteti në spitalet menaxhohet mirë edhe lidhur me kuadrin me rotacionin dhe lidhur me krevatet e lira, informoi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë vizitës në Shtëpinë shëndetësore në Sveti Nikollë.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve lidhur me numrin e të infektuarve me koronavirus Filipçe tha se presin njëfarë befasie në kuptim të fluksit më të madh të pacientëve të cilët do të pranohen në spital.

“Në këtë kuptim vazhdon me intensitet të njëjtë puna e epidemiologëve në terrren. Testimi intensiv në pajtim me indikacionin, ndjekja intensive e kontakteve dhe vendosja e tyre në izolim”, theksoi Filipçe.

Ai theksoi se në takimin e sotëm të Komisionit për sëmundje infektive i kanë analizuar të dhënat nga dy qeveritë paraprake, dhe siç tha, javën e kaluar ka diçka numë më të madh me Kovi-19, por jo më të madh se tre javët paraprake.

Comments are closed.