Filipçe: Nuk ka nevojë për masa shtesë, të tanishmet japin efekte

34

Masat e deritanishme japin rezultate dhe nuk ka nevojë për kufizime shtesë të cilat do të ishin pa efekt të rëndësishëm. Është kështu për Prilepin dhe për territorin e të gjithë shtetit, deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe pas takimit të sotëm me kryetarin e Prilepit Ilija Jovanovskin i cili këto ditë e përcolli konkluzionin e shtabit të krizës së Prilepit për masa shtesë për mbrojtje.

Sipas Filipçes, është i përbashkët konstatimi me autoritetet e Prilepit.

Sa i përket gjendjes epidemiologjike në Prilep, qyteti është në një të tretën e qyteteve me rritje të lehtë të të infektuarve, por në nivel kombëtar i njëjtë është numri i të infektuarve javëve të fundit, ndërsa ulet presioni mbi spitalet, dhe në atë të Prilepit, për kontrolle. Por gjendja ndiqet me kujdes, për shkak të  paparashikueshmërisë së virusit, si edhe në botë.

Ministri Filipçe vlerësoi se gjendja në Spitalin e Prilepit shkëlqyeshëm menaxhohet, ka pesë reparte kovid, ndërsa për respekt është përgjigjja e  mjekëve të familjes të ndihmojnë në Repartin Infektiv.