Shkup, 29 tetor – Nuk ka ndonjë ndërlikim të rëndësishëm në gjendjen shëndetësore të ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i cili me Kovid-19 është hospitalizuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive.
Këtë sot e deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pas seancës së Këshillit të Sigurimit.
“Spasovski është shtruar në spital prej dje. Gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme, ka temperaturë, megjithatë nuk ka ndonjë ndërlikim të rëndësishëm të gjendjes së tij shëndetësore”, tha Filipçe.