Shkup, 22 tetor – Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe kryetarja e Shoqatës kombëtare për ndihmesën dhe mbështetjen e personave me sklerozën multiple, Ana Karajanova – Dimitrusheva sot nënshkruan Memorandum bashkëpunimi me qëllim të sigurimit të mbrojtjes shëndetësore përkatëse për pacientët me Sklerozën multiple, transmeton gazeta KOHA.
Bashkëpunimi është në drejtim të angazhimit për sigurimin e diagnostikës dhe qasjes së trajtimit të cilat do ta parandalonin progresin e sëmundjes, ndërsa që janë në pajtim me protokollet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si edhe angazhimet e drejtpërdrejta dhe kontributin në sferën e shëndetësisë që do të rezultonte që pacientët me SM pa pengesa të integrohen në jetën shoqërore dhe të realizohen si qytetarë të barabartë, të arsimuar, të aftë për punë dhe qytetarë familjarë.
Filipçe në fjalimin e tij potencoi se Ministria e Shëndetësisë me përkushtim punon në zhvillimin e kujdesit për pacientët me sklerozë multiple.
Skleroza multiple (SM) është një prej çrregullimeve neurologjike më të shpeshta dhe arsye me invaliditet tek të rinjtë dhe të rriturit. Kjo është sëmundje kronike, progresive, imunologjike, inflamatore dhe degjeneruese e sistemit qendror nervor.(koha.mk)