Filipçe: Në vijim është ndërtimi i një salle të re kirurgjike dhe rinovimi i repartit të Klinikës për kirurgji torakale dhe vaskulare

0

Ndërtimi i një salle të re kirurgjike me pajisje komplete, si dhe rinovimi i repartit të ri të spitalit janë risitë në të cilat punohet intensivisht në Klinikën universitare për kirurgji torakale dhe vaskulare. Salla e re kirurgjike është e pajisur tërësisht me pajisje të reja dhe do të jetë një prej sallave më moderne dhe më të pajisura në nivel të tërë shtetit, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Me repartin e ri spitalor, siç potencohet, do të rritet kapaciteti i pacientëve të hospitalizuar për një të tretën, ndërsa e njëjta do të arrihet me rritjen e kapaciteteve me 15 krevat spitali (paraprakisht reparti ishte paraparë për 50 pacientë). Ndryshe, kjo hapësirë ishte e braktisur dhe aspak nuk është shfrytëzuar, ndërsa tani rinovohet rrënjësisht dhe instalohen pajisje të reja moderne.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe e vizitoi Klinikën për kirurgji torakale dhe vaskulare ku së bashku me drejtorin dhe të punësuarit ka vizituar hapësirat të cilat do të jenë pjesë e rikonsturimit të plotë të Klinikës, kumtuan nga Ministria.

Comments are closed.