Shkup, 10 qershor – Përdorimi i metodave të reja jo invazive dhe ilaçeve e rrit besueshmërinë për mbijetesë të foshnjave të lindura para kohe me peshë të vogël, shkurtohet koha e kaluar në kujdes intensiv, mundësohet bashkim më i shpejtë me nënën, ndërsa zvogëlohet edhe mundësia për dëmtim të dëgjimit dhe shikimit të tyre.
Për këtë dëshmoi edhe foshnja e lindur para kohe në javën e 27 të shtatzënisë me peshë prej më pak se 500 gramë, e cila është e para në Maqedoni që ka mbijetuar, ndërsa sot në Repartin për kujdes intensiv pranë Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve e vizitoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
“Sot e vizituam foshnjën e vetme në Maqedoni e cila ka mbijetuar, ndërsa ka lindur para katër muajve me peshë prej nën 500 gramë në javën e 27. Janë implementuar të gjitha metodat më të reja dhe pajisjet me përkrahje të Ministrisë së Shëndetësisë dhe partnerët tanë”, tha Filipçe pas vizitës.
Shtoi se është përdorur formë speciale e ventilimit dhe ilaçit i cili i ndihmon mushkëritë e bardha.
Sipas tij, në këtë Repart këtë vit nga numri i tërësishëm i i të sapolindurve të cilët kanë lindur para kohe dhe janë trajtuar ka vdekur vetëm një foshnje me anomali të rënda.
Mjekja Aspazija Sofijanova sqaroi se janë sjellë metoda të reja më pak invazive me më pak agresion ndaj foshnjës, që mundësojnë të shkurtohet qëndrimi i tij për shërim intensiv, ndërsa t’i shkaktojnë pasoja, si probleme me sytë dhe dëgjimin.
Sipas saj, më parë metodat ishin më invazive, foshnjat kohë më të gjatë ishin në aparate, në lloj artificial të mbajtjes së jetës dhe se metodat e reja mundësojnë më shpejtë të kthehen në rrjedhën natyrore e cila është e domosdoshme dhe bashkim më të shpejtë me nënën.