Filipçe: Mbeturinat në Qendrën Urgjente do të pastrohen, është shpallur edhe tender

Shkup, 20 qershor  – Mbeturinat në Qendrën Urgjente në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” do të pastrohen nga ana e ekipit të “Higjienës Komunale”, ndërsa në vijim është edhe tenderi për zgjedhjen e kompanisë e cila do ta zbatojë pastrimin, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

“Është e saktë se ka probleme dhe ky është rezultati i kësaj që është ndërprerë procedura tenderiale për pastrim. Pas shumë viteve, ingerencat kthehen në Shërbimin për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta i cili i menaxhon nevojat e përbashkëta të të gjitha klinikave në suaza të kampusit Nënë Tereza dhe ato janë në procedurë tenderiale për marrjen e kompanisë e cila do ta zbatojë pastrimin”, sqaroi Filipçe.

Ndërkohë, me kryetarin e Qytetit të Shkupit është dakorduar ekip i “Higjienës Komunale” t’i pastrojë të gjitha mbeturinat, ndërsa është bërë marrëveshje edhe për muajin e ardhshëm kjo të zhvillohet në mënyrë vijuese.