Shkup, 28 tetor – Në vetë farmacitë farmacistët tregojnë se nuk ka më shumë turma, panik te pacientët. Në cilëndo qoftë ditë të muajit, pacientët vijnë deri te ilaçi i nevojshëm me recetë dhe kjo në të vërtetë ndjehet, deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe gjatë vizitës së sotme në farmacitë në Shkup.
Ai përkujtoi se projekti ka filluar si projekt pilot gjatë muajve të verës në vendet turistike në Ohër, Strugë, Dojran, Resnjë dhe Gjevgjeli. Masa ka treguar rezultate të shkëlqyera dhe pacientët në ato zona dhe qytete janë të kënaqur, bënë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
“Me implementimin e kësaj mase, kemi pacientë dhe qytetarë të kënaqur në të gjithë territorin e shtetit. Masa e cila më herët duhej të implementohet, kjo Qeveri e implementoi me qëllim që ta përmirësojë qasjen deri te terapia dhe cilësia e nevojshme të mbrojtjes shëndetësore”, potencoi ministri Filipçe dhe shtoi se ky është vetëm një segment nga reforma e plotë e cila implementohet në nivel të mbrojtjes shëndetësore primare, transmeton KOHA.
Ministri Filipçe paralajmëroi rritje të kapaciteteve dhe përfitimeve të mjekësve primarë amë, të cilët me vite nuk kanë pasur rritje të kapitacionit. Me këtë masë, do të mundësohet punë më e mirë, sendërtim të kushteve dhe pajisjeve në të cilat punojnë mjekët amë, ndërsa përfitimin do ta ndjejnë pacientët”, informuan nga Ministria e Shëndetësisë. (koha.mk)