Filipçe: Lokacioni i Qendrës së re Klinike do të jetë në Gjorçe Petrov

0

Shkup, 5 shkurt – Në seancë qeveritare ka kaluar vendimi për zgjedhjen e lokacionit të ri për ndërtimin e Qendrës së re Klinike. Lokacioni do të jetë në Komunën e Gjorçe Petrovit, deklaroi pasdite ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Theksoi se është hartuar metodologji përkatëse nga ana e grupit të punës të cilin e kanë themeluar në Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa e përbëjnë ekspertë nga ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, agjencitë për Planifikim Hapësinor dhe Kadastër,pwrcjellw gazeta KOHA.

“Janë shënuar tre lokacionet në Karposh, Gjorçe Petrov dhe Petrovec të cilat arritën si propozime deri te Ministria e Shëndetësisë. Ky ekip i ekspertëve ka hartuar metodologji, i ka vlerësuar edhe me koeficientë përkatës i ka matur këto karakteristika, ndërsa ka karakteristika të shumta të tokës në Gjorçe Petrov fillimisht për shkak të pozitës, më tej për shkak të së cilës më shpejt mundeshin të përgatiten të gjitha dokumentet e nevojshme projektuese dhe për shkak të së cilës më pak kushton, praktikisht e gjithë toka është shtetërore”, tha Filipçe pas vizitës në ISHP Spitali Special për Gjinekologji dhe Obstetrikë “Nënë Tereza” në Çair, me rastin e donacionit të pastruesve për ajër.

Ai shtoi se me modelin për partneritete publike private dëshirojnë t’i shfrytëzojnë edhe kapacitetet ekzistuese të spitaleve private në kuptim të menaxhimit të përbashkët, që të sigurojnë kushte më të mira për kurimin e pacientëve.(koha.mk)

Comments are closed.