Shkup, 26 shkurt – Gjatë kësaj jave pas konsultimeve të përfunduara me juristët, Ligji për barna dhe mjete mjekësore do të kthehet në procedurë kuvendore në lexim të parë.
Këtë sot e theksoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili tha se do të ketë debat publik që t’i elaborojnë detajet për ndryshimet të cilat i kanë bërë.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas takimit konsultues rajonal për sigurimin e qëndrueshmërisë të serviseve për HIV dhe turbekuloz, Filipçe tha se deri në fund të kësaj jave apo në fillim të javës së ardhshme planifikojnë takim në Qeveri, së bashku me kryeministrin që të marrin vendim përfundimtar për ndërtimin e Qendrës së re klinike.
“Kemi caktuar takim me arkitektët. Në dokumentacionin të cilin e kontrollova hasa në analizën nga Falulteti i Arkitekturës në bazë të së cilës është bërë ky projekt”, theksoi Filipçe.
Lidhur me rastin me lehonën nga Kërçova e cila vdiq gjatë lindjes në spitalin privat, theksoi se gjatë javës së kaluar kanë arritur raportet edhe nga Komisioni të cilin e kanë formuar në Ministrinë e Shëndetësisë ta hetojë rastin dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur dhe raportin nga Instituti për mjekësi ligjore nga rezultati i autopsisë së pacientes.