Filipçe: Kulmin e valës së tretë të virusit korona e kemi lënë pas

56

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka thënë se kulmi i valës së tretë i cili ka qenë më i fuqishme se dy valët tjera tani më është pas ne. Ai u shpreh se tani po ndjehet një lehtësim në sistemin shëndetësor.

“Gjatë ditës së djeshme ndjemë pak lehtësim. Sot numri i ri i të infektuarve me virusin korona është më i ulët. Të mos shpejtojmë, duhet ta ndjekim gjendjen edhe këtë javë, me siguri tashmë kulmi është prapa nesh, por këtë do të themi në fillim të javës së ardhshme”, u shpreh ministri Filipçe.

Ministri ka bërë të ditur se deri më tani janë vaksinuar afër 16.000 qytetarë, ndërsa deri pasdite sot kanë pranuar vaksinën rreth 1.000 persona.

Ndryshe, sot në Sallën Sportive “Boris Trajkovski” vaksinohen punonjësit shëndetësorë dhe mësimdhënësit nga klasa e parë deri në të tretën.