Shkup, 25 maj – Fotografitë dhe artikujt nga festimi i djeshëm në objektet fetare dhe para tyre janë përsëri shqetësuese. Edhe krahas thirrjeve nga institucionet e kujdesit shëndetësor që të mos ketë tubime masive, respektim i masave në distancë dhe kufizimi i lëvizjes, kjo nuk ka ndodhur, shkruan ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në profilin e tij në Fejsbuk.
“E respektoj festimin dhe besoj fuqimisht se këto janë ngjarje të rëndësishme për të gjithë ne, pavarësisht fesë sonë. Por këtë vit, festat nëpër botë festohen në një mënyrë tjetër, duke vendosur shëndetin tonë të bashkëqytetarët tanë mbi të gjithçka”, potencoi Filipçe.
U falënderoj qytetarëve që iu përmbahen masave, dhe të cilët, për fat të keq, mund të vazhdojnë të jenë në rrezik për shkak të atyre që nuk i përmbahen.
“Koronavirusi nuk është as i vdekur dhe as nuk është zhdukur. Ai është këtu dhe për fat të keq, problemi do të vazhdojë për sa kohë që ka nga ata që e injorojnë. E kam përsëritur shumë herë, por ja ku po e them përsëri. Punëtorët e shëndetësorë nuk mund ta bëjnë këtë vetëm. Masat janë të mira dhe me kohë, por ato funksionojnë vetëm nëse respektohen, përndryshe nuk kanë asnjë efekt”, është decid Filipçe. (koha.mk)