Shkup, 4 mars – Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në takimin e sotëm me ministren austriake të Punës, Politikës Sociale, Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së konsumatorëve, Beate Hartinger-Klajn informoi për realizimin e suksesshëm të projektit të përbashkët të MSH dhe MPPS për promovimin e servisit të parë për vizitë shtëpiake, që me sukses funksionon në Koçan dhe Resnje dhe së shpejti edhe në Manastir.
“Projekti mbështetet nga programi për punë të dobishme komunale të UNDP – programit i cili ka për qëllim të mundësojë përfshirje sociale të personave të papunë përmes angazhimit të tyre në kohë të caktuar për të fituar aftësi dhe përfshirje graduale në tregun e punës. Shërbimi i ri është realizuar nga dy ekipe multidisiplinore të përbërë nga infermiere dhe punonjës social të cilët çdo ditë vizitojnë nga disa amvisëri, me qëllim të kujdesit bazë shëndetësor dhe sociale në kushte të shtëpisë”, thuhet në kumtesën e MSH-së.
Prej atje informojnë se në takim janë përmendur shumë masa për avancimin e mbrojtjes shëndetësore dhe statusin e punonjësve shëndetësorë.
“Vazhdojmë me bashkëpunim intensiv me Qeverinë e Austrisë, me të cilën kemi relata të shkëlqyera në sferën e shëndetësisë. Në periudhën në vijim, do ta avancojmë bashkëpunimin edhe në pjesën e ndërtimit të Qendrës së re klinike në Shkup”, thonë nga Ministria.
Filipçe dhe hartinger-Klajn diskutuan edhe për bashkëpunimin intensiv nga nënshkrimi i Memorandumit për bashkëpunim, si dhe për reformat vijuese, digjitalizimin në sektorin shëndetësor dhe aktivitetet e përbashkëta që rrjedhin nga bashkëpunimi me Republikën e Austrisë.
Pas takimit, ministri Filipçe dhe ministrja austriake Hartinger-Klajn e vizituan Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë. (koha.mk)