Shkup, 25 mars – Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot deklaroi se pret në afatet e parashikuara të përfundojnë të gjitha procedurat dhe se ka shanse serioze themelet e qendrës së re klinike të vendosen deri në fund të vitit.
“Në këtë moment rishikohet studimi i fizibilitetit për lokacionin grinfild. Tashmë janë mbledhur të dhënat e drejtorëve të klinikave për atë si dhe çka supozojnë dhe duan të implementojnë në repartet e tyre, ndërsa në kuptim të sallave të reja operative, numrit të krevatëve, sipas numrit të pacientëve të cilat trajtohen viteve të fundit. Rishikimi i studimit të fizibilitetit dhe të gjitha punëve tjera përgatitëse rreth tokës presim të bëhet gati në muajin maj dhe pastaj të jemi të gatshëm edhe zyrtarisht ta fillojmë procedurës”, tha Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas konferencës për shtyp me rastin e shënimit të Ditës botërore për luftë kundër tuberkulozit.
Potencoi se rishikimi zgjat dhe punën aktuale në lidhje me tokën në komunën Gjorçe Petrov edhe këtë periudhë e shfrytëzojnë që të përgatiten për të gjitha aktivitetet.