Arsyeja për problemin me mbeturinat në oborrin e Qendrës klinike në Shkup është ajo që viteve të fundit nga njëra anë në tjetrën janë hedhur ingerencat nga Shërbimi për punë të përbashkëta të Ministrisë së Shëndetësisë. Jemi në negociata për të gjetur mënyrë me të cilën ingerencat rreth pastrimit të oborrit të Qendrës klinike në Shkup do t’i marrë NP “Higjiena komunale”.
Këtë e theksoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili tha se nuk dëshirojnë të shpallin tenderë dhe pastrimin ta bëjnë kompani private, siç tha, paratë mund të shkojnë në ndërmarrje publike.
“Vetëm e gjejmë kornizën ligjore dhe për këtë juristët tanë më janë në negociata. Në ndërkohë, dy herë përmes fushatave ështtë organizuar pastrim që jemi në dijeni se nuk është e mjaftueshme. Jam i sigurt se për një kohë të shkurtër kjo do të zgjidhet dhe në vazhdimësi do të ketë shërbime për pastrim nga NP Higjiena komunale”, shtoi Filipçe, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas konferencës për shtyp për lëshimin në përdorim të Kabinetit për të ushqyer klinik dhe për furnizim të kapsulave endoskopike në Klinikën për gastroenterohepatologji.