Filipçe: Janë identifikuar personat me të cilët ka udhëtuar pacientja, 4 në Shkup e 5 në Strumicë

20

Shkup, 26 shkurt – Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një konferencë për shtyp pranë qeverisë për të informuar rreth situatës së koronavirusit në vendin tonë, tha se përveç gruas që tashmë është identifikuar me koronavirus po merren masa për të gjetur personat me të cilët ajo ka udhëtuar nga Italia për në Maqedoni.

Ai tha se pacientja e prekur ka udhëtuar me 8 persona të tjerë me një furgon të ardhur nga Italia, 4 prej të cilëve janë nga Shkupi dhe janë komshinj me njëri-tjetrin dhe 5 të tjerë janë nga Strumia në tre lokacione të ndryshme dhe të gjithë janë kontaktuar nëpërmjet telefonit.(koha.mk)

Comments are closed.