Shkup, 5 shkurt – Që gjatë vitit të kaluar kemi ndërmarrë hape të caktuar për ndryshimin e sistemit për ngrohje në disa institucione shëndetësore publike. Prioritet e kemi Spitalin e Posaçëm për Gjinekologji dhe Obstetrikë “Nënë Tereza” në Çair, si dhe spitalet e përgjithshme në Kumanovë dhe Strumicë, për ç’arsye është përgatitur infrastruktura përreth për gazifikim.
Këtë sot e deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili tha se projektet janë të gatshme, kanë hyrë në planin e furnizimeve publike dhe do të fillojnë të realizohen si prioritet pikërisht në këto tre institucione shëndetësore publike.
“Shpresoj se aq sa zgjat procedura tenderit dhe të gjitha afatet ligjore do të kalojnë pa asnjë problem dhe për një kohë të shkurtë, duke filluar nga sezoni I ardhshëm I ngrohjes gjithë këto objekte do të përgatiten për ngrohje me gaz”, shtoi Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve para ngjarës kushtuar nevojës së shërbimeve integruese për trajtim shëndetësor dhe afatgjatë që u mbajt në organizim të Qendrës evropiane për politikë social dhe hulumtime. (koha.mk)