Gjatë ditës së djeshme përfundoi procedura për furnizimin e automjeteve të reja për Ndihmën e parë mjekësore . Furnizuam 12 automjete të reja të cilat do të sistemohen gjithandej nëpër shtet. Kapaciteti i ndihmës së parë në Shkup do të dyfishohet, gjashtë automjeteve të deritanishme do t’i shtojmë edhe gjashtë dhe në këtë mënyrë tani afrohemi deri tek mesatarja që e kërkon Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), për një automjet në 50.000 banorë. Këtë në konferencën e sotme për shtyp e kumtoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
“Me procedurën publike, transparente dhe të hapur kemi bërë kursim të madh në tërë buxhetin prej 500.000 eurove, kemi kursyer madje 200.000 euro. Ato do t’i shfrytëzojmë për ndonjë qëllim tjetër – për furnizimin e tubave të rentgentit, diçka që u mor si urgjencë këto ditë kur disa qytete nëpër shtet mbetën pa aparat për tomografi kompjuterike”, tha Filipçe.
Ai informoi se punojnë në zhvillimin e modelit për edukimin e mjekëve të cilët punojnë në Ndihmën e parë me një institucion edukativ nga Izraeli. Tërë projekti mbështetet nga Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik dhe pritet deri në fund të vitit procesi i trajnimit me implementimin e metodave të reja, të cilat nuk janë në vendin tonë, do të implementohen. Mjekët të cilët punojnë në ndihmën e parë do të ofrojnë edhe shërbim shtesë, një lloj më ndryshe në vendin e ngjarjes me çka, siç tha, do të shkurtohet koha e transportit dhe dukshëm mund të ulet shkalla e pasojave të cilat shkaktohen gjatë transportit të këtyre rasteve urgjente.
Filipçe informon se për nivelin e njëjtë të mbrojtjes shëndetësore kanë biseduar edhe me përfaqësues të Bankës botërore.
Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Filipçe tha se kanë ndarë një shumë shtesë parash përmes FSSHM për punësimin e 40 mjekëve në Shtëpinë shëndetësore në Shkup të cilët do të sistemohen atje ku janë më se të nevojshëm, ndërsa ajo është ndihma e parë mjekësore. Me këtë gjithashtu rritet numri i ekipeve.