Terapinë më të shtrenjtë onkologjike viteve të fundit e blejnë katër klinika. Me këtë mënyrë të disperzuar të furnizimit procedurat e tenderit zgjasin shumë gjatë, ndërsa pacientët shumë shpesh ballafaqohen me mungesë të ilaçeve dhe shumë shpesh bëhet fjalë për buxhete të kushtëzuara nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor. Në vend 15 deri 20 furnizime gjatë vitit, siç ka qenë deri tani, planifikojmë furnizimin ta centralizojmë de ta bëjmë në dy vjet dhe në këtë mënyrë ta bëjmë sistemin më efikas në kuptim që buxheti të jetë një, furnizimi të jetë tjetër, ndërsa mirë janë planifikuar edhe numri i pacientëve dhe sasitë të cilat duhen për secilin për këto ilaçe.
Këtë sot në konferencë për media e tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili tha se benifit kryesor është që për shumën e njëjtë të parave, që për momentin arrin 8,5 milionë euro në vit, gjegjësisht 17 milionë euro, për dy vjet do të vendosin 40 ilaçe të reja për pacientët me sëmundje malinje.
Shtoi se do të vazhdojnë të investojnë erdhe vitin e ardhshëm jo vetëm në paga dhe terapi të re, por edhe në infrastrukturë dhe shprehi bindjen se në fund të vitit 2019 do t’i vendosin themelet e qendrës së re klinike, si dhe spitalit të ri të qytetit, dhe spitalin e ri të qytetit në vendin “Majçin Dom”.