Shkup, 3 janar – Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe pret që epidemia e fruthit të përfundojë për rreth 14-15 ditë aq sa është periudha e inkubacionit të momentit kur pacienti i fundit me fruth është pranuar në Klinikën infektive.
“Shpresoj se nuk do të paraqiten raste të reja të fruthit”, ka thënë ministri Filipçe në intervistën për TV 24 vesti.
Sipas tij, problemi më i madh lidhur me mosvaksinimin tek ne janë fëmijët të cilët shkojnë në kopshte, pasi te fëmijët të cilët do të nisin klasën e parë, apo të dytën seriozisht është e lartë përfshirja e vaksinimit.
“Ne kemi problem me fëmijët e vegjël. Prindërit të ndikuar nga fushata antivaksinale presin të ecin apo të flasin duke u frikësuar të mos sëmuren nga ndonjë sëmundje që është në relacion me vaksinat dhe pastaj i vaksinojnë. Pra, përqindja më e madhe nga fëmijët e pavaksinuar janë fëmijët të cilët kanë një, dy tre, katër vjet ku edhe më tej përqindja e fëmijëve të pavaksinuar bie ndjeshëm. Ajo është periudhë kur fëmijët bëhen më të pavarur dhe atëherë prindërit janë të sigurt se nuk mund të vjen deri te ndonjë relacion me ndonjë sëmundje si autizmi dhe i vaksinojnë fëmijët e tyre. Në këtë drejtim mendoj se këto fushata janë absolutisht të paarsyeshme dhe sjellin rrezik të lartë të kthehen sëmundjet që janë vdekjeprurëse dhe të cilat tek ne janë çrrënjosur para shumë vitesh, ndërsa sot janë problem i madh nëpër vendet e pazhvilluara”, shpjegon Filipçe.
Ai ka theksuar se për ballafaqimin me problemin e fushatës antivaksinale, krahas shpalljes së epidemisë së fruthit nga Ministria zhvillojnë fushatë që të ngritët vetëdija tek popullata dhe të tregohet se nuk ekziston asnjë rrezik nga vaksinimi dhe se nuk mund të vjen në korrelacion me asnjë sëmundje.
“Jemi të vetëdijshëm për këtë dhe në këtë moment bëhen analiza të të gjitha dokumenteve ndaj fëmijëve të pavaksinuar që të vërtetojmë raste të tilla”, ka thënë Filipçe.