Shkup, 29 prill – Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe pasditen e sotme në profilin e tij në Fejsbuk shkroi se janë të pakuptimta qëndrimet e peshkopit Pjetër, dhe edhe më pak retorika me të cilën I hedh poshtë rekomandimet për mbrojtje nga koronavirusi gjatë festës së Pashkëve.
Ministri përkujtoi se në bashkëpunim me bashkësitë fetare janë propozuar protokolle dhe masa të cilat u mundësojnë besimtarëve ta festojnë festën, duke i zvogëluar rreziqet nga përhapja e virusit.
“Jashtëzakonisht zhgënjyes për mua, por besoj edhe për shumë qytetarë është qëndrimi juaj injorant ndaj këtyre përpjekjeve për bashkëpunim, por mbi të gjitha ndaj sigurisë së qytetarëve”, shtoi Filipçe.
Ai përsëriti se beteja me virusin është e përbashkët dhe çdo hallkë në atë zinxhir të përgjegjësisë duhet të funksionojë. Apeloi tek qytetarët që të jenë maksimalisht të përgjegjshëm gjatë festave dhe të respektojnë masat për mbrojtje.