Filipçe e konfirmon se ka viktima në zjarrin që ka shpërthyer në Tetovë
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka konfirmuar se ka viktima në zjarrin që ka shpërthyer në Tetovë, ndërsa numri i tyre saktë ende nuk dihet, dhe se autoritetet janë duke punuar për të konfirmuar.
“Zjarri është shuar dhe të gjitha ekipet e spitalit janë mobilizuar të japin ndihmën për të lënduarit. Ato me urgjencë janë duke u transportuar për në Shkup që të ju jepet ndihma e nevojshme, ekipet e Klinikës janë të mobilizuar. Së shpejti do të kemi informacione”, ka thënë Filipçe.