Shkup, 7 maj – Terapia për parandalim nga malaria ka hyrë në intervalin tonë të ardhshëm tenderial që do të fillojë muajin e ardhshëm. Tani po tentojmë të gjejmë kompani të interesuar e cila përmes importit intervenues do të dorëzojë sasi të vogël të terapisë kundër malaries.
Këtë sot e theksoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas hapjes së takimit të ministrave të shëndetësisë të Evropës Juglindore në Shkup.
Lidhur me numrin e të sëmurëve nga sida, theksoi se Maqedonia është në grupin e vendeve të cilat këtë sëmundje e mbajnë nën kontroll.
“Thelbi i këtij takimi është se në cilën mënyrë ta mbajmë atë të jetë ashtu duke marrë parasysh atë që kemi situatë të re në të cilën shteti për herë të parë po i ndërmerr obligimet për financim. Nuk duam që kjo periudhë e tranzicionit të dalë nga kontrolli në mënyrë në të cilën prevalenca do të rritet. Ky është takim rajonal, ndërsa vendet e rajonit gjithashtu e kalojnë këtë periudhë të tranzicionit dhe duan të mësojnë nga përvojat tona”, tha Filipçe.