Këtë pasdite morëm edhe një lajm tjetër të mirë nga UNICEF-i. Dërgesa e dytë e vaksinave që kemi siguruar përmes mekanizmit KOVAKS do të mbërrijë në datën 14 të këtij muaji ndërsa do të dorëzohen edhe 38.400 vaksina nga prodhuesi “Astra Zeneka”, njoftoi pasdite ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në profilin e tij në Fejsbuk.
Vaksinat, theksoi ministri, do të vazhdojnë të mbërrijnë në periudhën e ardhshme.
“U bëj apel të gjithë qytetarëve që të aplikojnë për vaksinim në http://www.vakcinacija.mk”, ka shkruar Filipçe.