Shkup, 25 nëntor – Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi në profilin e tij në Fejsbuk se Instituti i Shëndetit Publik, së bashku me ambasadoren e SHBA-së, Kejt Mari Bërnz, e shënuan Ditën e Falënderimeve, festën kombëtare të SHBA-së.
“Punonjësit shëndetësorë, njerëzit që janë në vijën e parë të frontit me Kovid-19 dhe po luftojnë pa u lodhur për çdo jetë njerëzore, kanë gjithë mirënjohjen e kësaj bote”, tha Filipçe në postimin në Fejsbuk.