Londër, 26 korrik – Drejtori ekzekutiv i ndërmarrjes së duhanit “Filip Moris Interneshënal”, Jacek Olçak, i bëri thirrje qeverisë britanike që t’i ndalojë cigare brenda një dekade, duke përfshirë edhe markën “Marlboro” të cilën e prodhon kjo fabrikë.
Ai tha se kompania mund të “shohë botën pa cigare”, dhe në fakt, sa më shpejt që të ndodhë kjo gjë, aq më mirë për të gjithë. “Cigaret duhet të trajtohen si vetura me benzinë, shitja e të cilave duhet të ndalohet nga viit 2030”, tha Olçak.
Ai beson se qeveria mund të ndalojë konfuzionin në mes të pirësve të duhanit, disa prej të cilëve ende besojnë se “alternativat janë më të këqija se cigaret”.
“Filip Moris” kohë më pare njoftoi se synon që gjysma e qarkullimit të tij të jenë prodhime për jo duhanpirësit dhe shndërrohet në “kompani të shërbimit shëndetësor dhe shëndetësor” misioni i ri i së cilës është një botë pa cigare. Sidoqoftë, kompania u kritikua nga fushatat anti-pirja e duhanit, të cilat e akuzuan atë për hipokrizi pasi bëri një ofertë për marrjen në dorëzim të ndërmarrjes farmaceutike britanike “Vektura” për thithëset e personave të cilët vuajnë nga astma.