Shkup, 25 tetor – Objekti i Filarmonisë së Maqedonisë sot e mori vendimin për leje shfrytëzimi dhe është i gatshëm sonte ta fillojë sezonin dimëror të koncerteve, kumtoi ministri i Kulturës Robert Allagjozovski gjatë vizitës së sotme të sallës së re të koncertit. Theksoi se në pesë muajt e fundit kanë treguar se jo vetëm se mund të punojnë në pajtim me afatin e dhënë përfundimtar, por siç tha, edhe t’i sjellin të gjitha punët e jashtme në kornizë adekuate ligjore. “U uroj të punësuarve në Filarmoni, në Ministrinë e Kulturës dhe në ministritë dhe organet e tjera kompetente që dhanë gjithçka prej vetes ky aksion i madh të përfundohet. Ideja jonë është të punojmë në interes të qytetarëve dhe në pajtim me ligjin dhe procedurat. Jo vetëm që nuk i braktisim projektet e atyre paraprakëve, por i tejkalojmë gjitha dobësitë e tyre. I uroj edhe qytetarët që fituan një objekt të plotë operativ”, tha Allagjozovski. Borxhet ndaj firmës austriake Strabag dhe, siç tha, tërë situatën e ndërlikuar të marrëdhënieve të ndërsjella kreditore mes Ministrisë dhe kësaj kompanie ndërtimore, do t’i zgjidhin sipas mundësive buxhetore dhe ashtu siç do të arrijnë që t’i saktësojnë të gjitha marrëdhëniet e veçanta dhe specifike mes Ministrisë, Strabg dhe të gjithëve të cilët kanë marrë pjesë në ndërtimin e objektit. Përafërsisht për kthim Strabagut mbeten rreth 15 milionë euro, por vlera nuk është saktësuar sepse ende e shqyrtojnë, siç tha, shkurtimet dhe tepricat dhe punët e paparashikuara. “Megjithatë, sado që të jenë këto mjete, do të jenë për një përqindje të caktuar më pak nga shuma e paraparë paraprakisht”, shtoi Allagjozovski. Ushtruesi i detyrës drejtor i Filarmonisë Viktor Ilieski i kumtoi sfidat me të cilat është ballafaquar nga emërimi në korrik që t’i sigurojë të gjitha procedurat teknike-juridike për objektin i cili u hap në maj pa pritje teknike.