Shkup, 27 shtator – Me koncertin “Mëngjes i ri” në të cilin do të paraqitet pianisti me renome nga Franca, Luka Debarg, sot do të hapet sezoni i koncerteve të Filarmonisë së Maqedonisë.
Debarg, i cili është laureat i garës prestigjioze “Çajkovski” do ta luajë veprën më komplekse për piano “Koncert për piano dhe orkestër numër dy nga kompozitori rus Sergej Prokofjev.
Në koncertin “Mëngjesi i ri” do të dirigjojë maestro Jaruham Sharovski nga Izraeli, ndërsa orkestra e Filarmonisë së Maqedonisë pas një pushimi të gjatë do ta luajë edhe veprën romantike dhe atraktive “Simfonia fantastike” të kompozitorit francez Hektor Berlioz.