Një copë mesjetare e shahut që ka munguar për gati 200 vjet është vendosur në ankand për më shumë se 1 milion euro.
Familja në zotërim të copës së çmuar e kishte mbajtur atë për 50 vjet përpara se të zbulonte se ishte një nga pjesët e humbura të Lewis Chessmen.
Chessmen Lewis – një rrangull me 93 objekte – u zbulua në vitin 1831 në Isle, raporton revista “Time”.
Sidoqoftë, në kohën e zbulimit të tyre, mungonin pesë copë – një kalorës dhe katër gardianë.
Familja e kishte pjesën në posedim për 50 vjet, pa e kuptuar rëndësinë e figurës, para se ta merrte atë në shtëpinë e ankandit të Sotheby në Londër. Ajo aktualisht është duke u shitur për shifrën prej më shumë se 1 milion eurosh.