Deiveson Figueiredo e ka bërë mbrojtjen e parë të titullit të UFC-së në peshën mizë. Figueiredo mbrëmë në Las Vegas, në meçin kryesor të mbrëmjes, raporton BBC.
Braziliani 32-vjeçar e fitoi titullin në korrik duke e mposhtur Joseph Benavidezin. Të shtunën mbrëma iu deshën më pak se dy minuta për ta mposhtur amerikanin Alex Perez. E mposhti atë me mbërthim pas 1:57 minutave në raundin e parë.