Këngëtarja ferizajase, Filloreta Raçi e njohur me emrin artistik si Fifi, është mjaft e pëlqyer nga publiku.
Është njëra prej artisteve shqiptare, e cila shquhet për vokalin e saj të artë, shkruan “Kosovarja”.
Fifi edhe këtë vit bëri ‘zhurmë’ të madhe në estradë me projekte të shumta muzikore.
Deri më tani ka lansuar këngë e bashkëpunime të shumta, të cilat u mirëpritën nga publiku dhe mblodhën miliona klikimesh.
Jo vetëm kaq, 25-vjeçarja ka qenë po ashtu mjaft e kërkuar në treg, ndërsa mbajti një sërë koncertesh e mbrëmjesh muzikore përreth trojeve shqiptare,por edhe jashtë këtyre kufijve.
Së fundi, Fifi ka realizur një set fotografik e në njërën prej imazhve ajo mori guximin të thyej rregullat të cilën e bëri vetë të ditur.
Padyshim, që këto gjëra i bën vetëm e madhja Fifi.