FIFA dhe gjashtë konfederatat e futbollit kanë paralajmëruar me suspendim lojtarët që marrin pjesë në “Superligën” e Evropës që po synohet të formohet.
FIFA ka thënë se çdo lojtarë që merr pjesë do të suspendohet nga Kupa e Botës. Ideja për Superligën e Evropës ka nisur sërish, ndërsa është thënë se gjiganti amerikan JP Morgan është duke menduar ta mbështesë këtë ide.
Mirëpo, në një deklaratë të përbashkët të FIFA-s dhe gjashtë konfederatave të futbollit, është thënë se çdo përfshirje në këtë garë do t’u ndalojë lojtarëve pjesëmarrjen nga garat zyrtare.