Fifa ka gati emrat e tre finalistëve për çmimin “Lojtari më i mirë”. Organi më i lartë i botës së futbollit me 22 Shtator do të publikojë emrat e tre futbollistëve finalistë që do jenë në garë për cmimin lojtari më i mirë. Ceremonia do të zhvillohet në Londër. Po në këtë datë do të bëhen publike krahas emrave të kandidatëve si futbollistët më të mirë të këtij viti, gjithashtu edhe ato të trajnerit më të mirë dhe trajneres më të mirë.
Risia e këtij eventi për këtë vit do të jetë edhe cmimi portieri më i mirë. Fituesi do të shpallet me 22 tetor në Londër. Ndërkohë më 22 Shatotor do të jepët edhe cmimi Ferenc Puskas. Ky do të jetë edicioni i dytë i trofeut individual “Lojtari më i mirë”, i cili u shpik pas shkëputjes së gazetaës France Foobtall nga Fifa. Në edicionin e parë ishte sulmuesi i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo ai që e fitoi, i ndjekur nga Lionel Messi i Barcelonës dhe Antoine Griezmann i Atleticos së Madridit.