FIFA ka publikuar listën e tre portierëve për çmimin e më të mirit për sezonin e kaluar. Shtëpia më e madhe e futbollit në botë ka filluar t’i publikojë listat e kategorive të ndryshme në futboll, derisa tani e ka zbuluar atë të portierëve.
Alisson Becker i Liverpoolit, Ederson i Manchester Cityt dhe Marc Andre Ter-Stegen i Barcelonës, janë në listën e ngushtë.
Paraqitjet e tre portierëve janë marrë parasysh që nga data 16 korrik 2018 deri më 18 korrik 2018.
Portieri brazilian shihet si favorit për ta fituar çmimin, pas triumfit në Ligën e kampionëve, vendi i dytë në Ligën Premier dhe fitues i Kupës së Amerikës.