Tre ish-drejtues të futbollit botërorë, të cilët janë shpallur fajtorë nga drejtësia amerikane, janë pezulluar sot përjetë nga te gjitha aktivitetet qe lidhen me futbollin e FIFA-së.
Richard Lai, ish-president i Federatës së Futbollit të Guam dhe ish-anëtar i komitetit te auditit te FIFA-s dhe Julio Rocha, ish-president i Federatës së Nikaraguas dhe Rafael Esquivel, ish-president i Federatës venezueliane, janë pezulluar përjetë nga Komisioni i etikes i FIFA-s nga të gjitha aktivitetet që lidhen me futbollin në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Tre ish-drejtuesit janë pjesë e grupit prej 42 ish-drejtuesve të futbollit dhe shoqërive të marketingut që janë hetuar nga drejtësia amerikane në kuadrin e skandalit të korrupsionit, shumica e të cilëve ndodhen para drejtësisë në Nju Jork.