Mbrojtësi ganez, Samuel Inkoom i cili aktualisht luan tek ekipi bullgar FC Vereya, është pezulluar nga FIFA për një vit pasi nuk arriti të paguante shumën që i kishte borxh agjentit të tij Andy Evans.
Më 15 dhjetor të 2015, Inkoom u gjobit 20,000 euro nga Komiteti Disiplinor i FIFA-s pasi nuk përmbushi detyrimet. Evans kërkoi që Inkoom të dënohej me një vit larg fushave të blerta.