Telashe të reja për FIFA, që prej disa vitesh ka autorizuar gjyqtarët të përdorin “spray”, ashtu si ndodhi edhe në Kupën e Botës 2018. Shpikësit e kësaj “shkume” që fshihet menjëherë, Pablo Silva dhe Heine Allemagne, i janë drejtuar gjykatës për të marrë autorësinë e zbulimit që ata kanë bërë dhe si rrjedhojë kanë hedhur në gjyq qeverinë e futbollit botëror për përdorimin pa leje, duke kërkuar 15 mijë euro dëmshpërblim për çdo ndeshje të përdorur.
Sipas asaj që bën të ditur “Marca”, FIFA mund të heq dorë nga “spray” nëse gjykata njeh autorësinë e këtij instrumenti që po përdoren nga gjyqtarët. Por dëmshpërblimi ka shkuar deri tani në miliona euro. Silva ka thënë se ka kontaktuar disa herë me FIFA për të gjetur një marrëveshje, por gjithmonë përgjigja ka qenë negative dhe kjo e ka shtyrë të gjejë një zgjidhje tjetër.
“Spray” përdoret nga gjyqtarët për të vendosur kufirin e murit të futbollistëve dhe vendodhjen e topit gjatë goditjeve standarte.