Diego Armando Maradano shpërtheu me akuza ndaj gjyqtarit amerikan Geiger dhe FIFA-s, pas eliminimit të Kolumbisë me 11-metërsha nga Anglia në 1/8-at e Botërorit. Sipas El Pide de Oro, Kulumbia u vodh, pasi Harry Kane mori një penallti të paqenë, ndërsa qeveria e futbollit botëror është një institucion u korruptuar. Me një qëndrim zyrtar, FIFA shpreh zhgënjimin e saj të madh për akuzat e një legjende të futbollit, siç është Maradona. “Duke iu referuar komenteve të Diego Armando Maradonës për ndeshjen Kolumbi – Angli, FIFA konteston me forcë kritikat ndaj zyrtarëve të ndeshjes, sjellja e të cilëve ishte pozitive në kuadër të një sfidë të ashpër dhe emotive. Këto komente i konsideron të papërshtatshme dhe të pabaza. Jemi ekstremist të keqardhur që lexojmë komente të tilla të thëna nga ai që ka shkruar historinë e futbollit”, thonë nga FIFA.