Javën e kaluar, një gjyq në Rio de Zheneiro ka pranuar patentën e Heine Allemagne për sprejin e përdorur nga arbitrat në ndeshjet e futbollit. Gjithashtu kanë urdhëruar FIFA-n të ndalë përdorimin e tyre në kompeticionet e saj. Por prapëseprapë, trupi qeverisës i futbollit e përdori në Kupën e Botës për Klube. Heine Allemagne, një shpikës brazilian i pajisjeve sportive, ka folur me “New York Times”, duke theksuar se FIFA i ka vjedhur idenë. “Kjo nuk është ‘fair play’,” shprehet ai. Derisa, FIFA nuk ka komentuar mbi konfliktin.
Në Kupën e Botës që u zhvillua në Brazil, kompania e tij i dha 300 tuba me sprej FIFA-s që të përdoren nga arbitrat. Zherome Valcke, ish-sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, i ka dërguar një letër Allemagnes dhe partnerit të tij Pablo Silva duke i thënë se shpikja e tij ka ndihmuar lojën në shumë aspekte. Në të shkuarën, FIFA ishte munduar të merrte patentën, për një shumë 500,000 euro por marrëveshja nuk u nënshkrua asnjëherë sipas shpikësit brazilian. Allemagne thotë se iu deshën 15 vite për të zhvilluar një shkumë që zhduket një minutë pas përdorimit, dhe ai pretendon një kompensim 100 milion euro. Pas zgjedhjes së Infantinos në krye të organizatës, braziliani mendon se ka ardhur momenti për të demonstruar se nuk është një njeri mediokër.