FIFA i ka dhënë leje portierit Arijanet Muriqi që të luajë për Kosovën. Këtë e ka konfirmuar për Koha Ditore menaxheri i përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala. Ditë më parë leje për të luajtur për Kosovën kishin marrë edhe qendërmbrojtësi Mirlind Kryeziu dhe sulmuesi Shkëlqim Demhasaj. Muriqi, 19 vjeçar që luan te Manchester City, më parë kishte veshur fanellën e Malit të Zi për U21. Dy ndeshjet e radhës Kosova i luan ndaj Maltës dhe Azerbajxhanit në Ligën e Kombeve.