FIFA gjobit Anglinë dhe shtetet britanike për shkak të lulëkuqeve

Anglia është gjobitur 45 mijë franga zvicerane nga FIFA për “paraqitjen e një simboli politik dhe disa sjelljeve të këqija të tifozëve” gjatë kualifikimeve për Botëror. Përveç Anglisë janë gjobitur edhe shtetet e tjera britanike: Skocia me 20 mijë franga, Irlanda Veriore me 15 mijë, dhe Uellsi me 20 mijë, raporton BBC. Të gj itha këto janë dënuar për shkak të lulëkuqeve dhe shiritit të zi, të cilat i kanë pasur gjatë kualifikimeve në nderim të ushtarëve të rënë. Lulëkuqja është simbol i sakrificës së anëtarëve të forcave të armatosura të vrarë gjatë konflikteve.