Shkup, 2 prill – Prindërit e çdo fëmije të sapolindur në Shkup prej tani do të mbund të mbjellin fidan në disa nga parqet e qytetetit. Në secilin fidan do të ketë pllakë me emrin e fëmijës dhe datën e lindjes. Me këtë aksion do të kontribuohet për rritjen e gjelbërimit në qytetin e Shkupit.
Për këtë qëllim, kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov dhe përfaqësues të klinikave gjinekologjike në Shkup nënshkruan Memorandum bashkëpunimi për realizimin e projektit “Fidan për çdo fëmijë”.
“Siç premtova në fushatën parazgjedhore, e fillojmë realizimin e këtij projekti së bashku me NP “Parqe dhe gjelbërim” dhe Spitalet gjinekologjike obstetrike. përmes këtij projekti, u mundësojmë bashkëqytetarëve tanë të mbjellin fidan për nder të lindjes së fëmijëssë tyre. Në fidan do të ketë pllakë me erin e fëmijës dhe datën e lindjes”, theksoi Shilegov.
Secila nënë, pas lindjes së fëmijës, në ndonjërën nga spitalet gjinekologjike do të marrë urim, ku do të ketë edhe kod me të cilin mund të aplikohet për mbjelljen e fidanit.
Fidani i fëmijës së sapolindur do të mbillet në aksionin sezonal në ndonjërin lokacion të disponueshëm, sipas zgjedhjes së prindërve.
Për momentin, siç informoi Shilegov, ka 18 lokacione të disponueshme.
Pas daljes nga klinika, prindërit do të duhet ta paraqesin kodin e fituar në 071 395 395.
Memorandumin për bashkëpunim e nënshkruan Qyteti i Shkupit me EPSH Klinika universitare për gjinekologji dhe obstetrikë, EPSH Spitali i specializuar për gjinekologji dhe obstettrikë – Çair dhe Repartet për gjinekologji i Axhibadem Sistina dhe Remedika.